Careca: Icardi mund të shkojë në ferr, nuk e dua te klubi i zemrës

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Një nga heronjtë e Napolit, Careca, thotë që Mauro Icardi mund të shkojë në ferr pasi nuk po dëshiron të bashkohet me klubin napolitan.

Napoli raportohet se i ka dhënë Icardi deri të enjten kohë për ta pranuar ofertën e tyre. Careca ka shpërthyer pasi sulmuesi i Interit e ka bërë ish-klubin e tij të presë.

“A jemi vërtet duke pritur ende përgjigjen e tij? Nëse ai nuk dëshiron të vijë, mund të shkojë në ferr”.

“A e ka kuptuar se për çfarë bëhet fjalë te Napoli, San Paolo, cilët janë tifozët Azzurri?”.

” Nëse ai nuk dëshiron të vijë, është më mirë të mos e bëjë”.

“Po të isha te Napoli, nuk do të humbja edhe një sekondë tjetër me të”, ka thënë 58-vjeçari për Il Matino.

Careca shënoi 96 gola në 221 paraqitje për Napoli mes viteve 1987 dhe 1993.

Gjatë asaj kohe, ai luajti së bashku me Diego Maradonan në San Paolo, duke fituar një Scudetto dhe Kupën UEFA.



Të ngjashme