Carioca, braziliani që po kërkon një tjetër titull me klubet shqiptare

Prishtinë | 29 Kor 2018 | 08:41 | Nga

Jean Agostinho da Silva, braziliani i njohur si Jean Carioca, për dy vite qëndrimi te Kukësi fitoi titullin, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

“Kam qenë shumë i suksesshëm. Luajta thuajse 100 ndeshje dhe ishte një përvojë e mrekullueshme te Kukësi”, thotë 30-vjeçari, shkruan sot Koha Ditore.

Sukseset e njëjta synon t’i arrijë edhe me Ferronikelin nga Drenasi.

Mesfushori ofensiv është i njohur për lëvizjet që ka bërë gjatë karrierës. Ferronikeli është klubi i 16-të i tij nga viti 2006 kur edhe debutoi si senior.

E nisi karrierën te Tigers do Brasil. Luajti edhe për CRB, Portiguar, ABC FC, Tombense, Botafogo, Ponte Preta, Figueirense, Skoda Xanthi, Torreense, XV de Piracicaba, Alagoano, Terze, Kukësi dhe URT.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme