Carlo Ancelotti shpreson që Milani të fitojë Scudetton

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti ka thënë se ai shpreson që ish-klubi i tij, Milani, do të fitojë titullin kampion në Serie A këtë sezon.

Milani ka tri pikë më pak se liderët e ligës, Interi, dhe Nerazzurrët mund të qojnë në gjashtë epërsinë nëse ata fitojnë kundër Parmas sonte (e enjte).

Ish-trajneri dhe lojtari i Milanit, Ancelotti, i cili aktualisht është në krye të Evertonit ka thënë se ai dëshiron që ish-klubi i tij të përfundojë në krye të kampionatit për sezonin 2020-21.

“Shpresoj që Milani të fitojë, edhe nëse do të jetë vështirë”, ka thënë fillimisht Ancelotti për Sky Sport Italia.

“Interi po shkon me një ritëm të lartë”.

“Kam frikë se miku im [trajneri i Interit] Antonio Conte nuk do të më kënaq në këtë dëshirë”, përfundoi italiani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme