Carlosi beson që Williani do të jetë lojtari më i mirë i Botërorit

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 13:48 | Nga

Ish-përfaqësuesi i Brazilit, Roberto Carlos, ka thënë se Williani do të jetë lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror përkrah Neymarit.

Mesfushori i Chelseat, që realizoi 11 gola në 44 paraqitje për “Blutë” sezonin e fundit, pritet të startojë sot në ndeshjen hapëse të Brazilit ndaj Zvicrës.

Në opinionin e tij për “The Mirror”, Carlos ka thënë se Williani është lojtari i duhur për këtë turne dhe mund të befasojë me aftësitë e tija.

“Neymari do të jetë i mrekullueshëm në Rusi dhe do të fitojë trofeun për ne. Por e dini se kush do të ketë një sukses të madh? Williani. Njerëzit flasin për Lionel Messin, Cristiano Ronaldon, Robert Lewandowskin e Neymarin, por për mua, Williani është i duhuri”, ka thënë Carlos më tej.

Williani ka shënuar tetë gola në 57 paraqitje për Brazilin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme