Carragher dhe Ferdinand parashikojnë top katërshen e Ligës Premier

Prishtinë | 10 Gus 2019 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Me fillimin e sezonit të ri, Jamies Carragher dhe Rio Ferdinand kanë dhënë parashikimet e tyre se kush do ta fitojë Ligën Premier, por edhe kush do të përfundojë në top katërshe.

Dy ish-reprezentuesit e Anglisë kanë parashikuar se Manchester City do ta fitojë për herë të tretë ligën e Anglisë, me Liverpoolin që do të dështojë përsëri.

Ish-mbrojtësi i The Reds, Carragher, ka thënë në një intervistë për The Telegraph se ish-skuadra e tij nuk mund të konkurrojë ende me atë të Pep Guardiolas.

‘Carra’ beson se dyshja nga veriu i Londrës, Tottenham Hotspur dhe Arsenali, do të futen në top katërshe, derisa Manchester United dhe Chelsean, në vendin e pestë, respektivisht në të gjashtin.

Rio Ferdinand nga ana tjetër ka thënë se Citizens do të jenë përsëri kampion, me Liverpolin në vendin e dytë, Tottenhami në të tretin dhe Chelseat në të kartën, derisa Unitedi në pozitën e pestë dhe Arsenali në të gjashtin. 

Të ngjashme