Carragheri mendon se Salahu do të mbetet te Liverpooli

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, mendon se sulmuesi Mohamed Salah, është nga lojtarët që do të donin të luanin për Real Madridin ose Barcelonën.

“Mo Salah është një nga ata lojtarë që do ta shikonin karrierën e tyre dhe do të dëshironin të kishin në CV-të e tyre Barcelonën ose Real Madridin”, tha Carragher për “The Mirror”.

Legjenda e Liverpoolit theksoi se nuk do të çuditej po të ndodhte një gjë e tillë më herët, kurse tani e sheh pak më të vështirë.

Sipas tij, situata financiare dhe mosha e egjiptianit mund të jenë faktorë që ai të mbetet pjesë e Liverpoolit edhe më gjatë. Madje, Carragheri u shpreh se si tifozë i Liverpoolit nuk frikësohet aspak për largimin e Salahut.

Carragheri shtoi se Reali e Barcelona do t’i transferonin Mbappen e Haalandin para Salahut për shkak të moshës.

Qe një kohë, Mohamed Salahu është i lidhur me një transferim te Real Madridi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme