Carrasco drejt Napolit

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i krahut, belgu Yannick Carrasco, do të transferohet te skuadra e Napolit gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell “Gazzetta dello Sport” të premten.

Bëhet e ditur se Carrasco ka arritur marrëveshje me Napolin, që ka nisur negociatat me ekipin nga Kina, Dalian Yifang. Kinezët po kërkojnë 20 milionë euro për ta lënë të lirë belgun, transmeton Koha Ditore.

Te Napoli, Carrasco shihet si zëvendësim për spanjollin Jose Callejon që do të largohet nga ekipi italian gjatë janarit.

Carrasco 27-vjeçar, këtë edicion në Superligën e Kinës, ka shënuar 17 gola dhe ka bërë tetë asistime në 25 ndeshje.

Me ekipin kinez ka kontratë deri në fund të vitit 2022, kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe tek Atletico Madridi e Monaco. Carrasco ka 41 ndeshje e gjashtë gola të shënuar me Belgjikën.

Të ngjashme