Carrasco firmos kontratë me Atleticon deri në vitin 2024

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi anësor belg Yannick Carrasco ka firmosur kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2024. Klubi madrilen ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me klubin kinez Dalian Professional Football Club për transferimin e Carrascos dhe se belgu 27-vjeçar ka nënshkruar kontratën.

Carrasco 27-vjeçar e kaloi pjesën e dytë të edicionit të kaluar në formë huazimi te Atletico.

Carrasco kishte luajtur për Atleticon nga viti 2015 deri në shkurt të vitit 2018 kur iu bashkua Dalianit.

Të ngjashme