Carvajal: Enrique nuk ka asnjë agjendë kundër Real Madridit

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, e ka mbrojtur trajnerin e Spanjë, Luis Enrique, nga akuzat se ai qëllimshëm nuk po i thërret lojtarët e Madridit në ekipin kombëtar.

Enrique njihet për braktisjen e Real Madridit për Barcelonën si lojtar, duke u bërë hero në Camp Nou, ku pas përfundimit të karrierës si lojtar u kthye në rolin e trajnerit dhe i fitoi dy tituj në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve, raporton Gazeta Express.

Ai rivalitet ka kapërcyer në kombëtaren e Spanjës, pasi Enrique po akuzohet se nuk po i merr lojtarët e Real Madridit.

Enrique nuk e kishte ftuar Sergio Ramosin në ekipin e Spanjës për Euro 2020, duke shkaktuar shumë polemika.

I pyetur rreth kësaj, Carvajal tha: “Sa herë e dëgjoj këtë mendim, përpiqem të shpjegoj se nuk është aspak e vërtetë”.

“Trajneri tenton t’i thërret lojtarët për të cilën mendon se do ta arrijnë atë që ai dëshiron, pavarësisht se në cilin ekip luajnë atë”, shtoi ai.

Carvajal nënvizoi: “Kjo është metoda e tij, filozofia e tij, plani i tij. Unë e falënderoj (që më ka thirrur gjithmonë), dhe për atë që e ka thënë për mua në konferencë për media. Shpresoj se gjërat do të vijojnë kështu”.

Të ngjashme