Carvajal përcillet nga klubi i madh anglez

Prishtinë | 07 Pri 2018 | 11:15 | Nga

Mbrojtësi spanjoll është në radarin e teknikut gjerman, që pëlqen shumë mënyrën e tij të lojës dhe do të mundohet ta transferojë gjatë verës

Shefi i Liverpool, Jurgen Klopp, e pëlqen shumë mënyrën e lojës të mbrojtësit të djathtë të Real Madrid, Dani Carvajal.

Raportet thonë se gjermani është i interesuar ta transferojë spanjollin në Anfield Road, duke shfrytëzuar disa nga paratë e marra nga shitja e Philippe Coutinho.

Por të Bardhët janë të vendosur ta mbajnë mbrojtësin, që besohet se nuk ka kurrfarë interesimi për t’u larguar nga Santiago Bernabeu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme