Carvajal tregon pse Juventusi humbi në finale të Championsit

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 19:05 | Nga

Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Dani Carvajal ka treguar arsyen e dështimit të Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve.

Spanjolli tha se lojtarët e Juventusit mendonin se ishin favoritë dhe kjo u kushtoi atyre në fund.

“Juventus? Përpara ndeshjes ata e luanin rolin e favoritit. Ata në intervista tregonin respekt për ne, por pastaj thonin se janë gati për të fituar”, tha Carvajal për mediat spanjolle.

“Ata në fund paguan për këto deklarata, kjo i vrau ata”.

Real Madrid në finale të Ligës së Kampionëve deklasoi Juventusin duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme