Casillas: Do të më pëlqente kthimi në La Liga

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, ka bërë të ditur se do të kishte qejf të luante përsëri në La Liga.

Portieri e kaloi karrierën e tij nëpër grupmoshat e ndryshme të akademisë së Real Madridit, para se të debutonte si profesionist me këtë klub, ku i kaloi 16 sezone, gjatë të cilave i fitoi pesë tituj të La Ligës dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve. Spanjolli u largua nga “Los Blancos” në vitin 2015, kur u transferua në Porto.

Edhe pse kontrata e 37-vjeçarit me gjigantin portugez do të përfundojë në fund të këtij sezoni, Casillas pret që ta vazhdojë karrierën në Portali edhe për dy sezone të tjera.

Por, ai ende ëndërron për një kthim në vendlindje, për ta ngritur edhe më shumë shifrën prej 510 paraqitje në La Liga, nivelin e parë të futbollit në Spanjë.

“Kam qenë me fat që kam garuar në La Liga dhe për fat të keq, nuk jam aty për momentin. Do ta kem të vështirë të përjetoj përsëri diçka si sukseset me Real Madridin. Koha ime atje është në të kaluarën, por do të më pëlqente shumë të kthehem në La Liga”, ka thënë Casillas.

Kanë kaluar plot tre vjet që nga hera e fundit që portieri ka luajtur për Spanjën. Shumë bashkëlojtarë të tij i kanë dhënë fund karrierës së tyre me Kombëtaret, por Casillas shpreson se do të zgjidhet së shpejti nga trajneri Luis Enrique.

“Ekipi kombëtar nuk është diçka që ka marrë fund. Për dallim nga bashkëlojtarët e tjerë, unë nuk jam pensionuar nga ekipi kombëtar. Mendoj se është ndryshe me portierët, por e respektoj vendimit e trajnerit i cili e sheh të arsyeshme të marrë me vete portierë të tjerë sepse mendon se ata janë më të mirë”.

“Por, unë ende dua të luaj atje, kështu që pse jo? Për shembull, Jesus Navas e ka dëshmuar se ai mund të kthehet në ekip kombëtar dhe unë jam shumë i lumtur për të”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme