Casillas kandidon për president të Federatës së Futbollit të Spanjës

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Ish-portieri i Real Madridit, Iker Kasijas u ka komunikuar ograneve zyrtare, se do të kandidojë për kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit, përballë Rubiales.

Portieri ende nuk është shfaqur zyrtarisht, por do të jetë i gatshëm për hapin e madh.

Kjo iniciativë e spanjollit është folur edhe më parë, por sipas programit “El Larguero” te “Cadena Ser”, bëhet me dije se janë bërë levizjet e para zyrtare.

Ish-portieri, kampion Bote në 2010-ën me Spanjën, ka komunikuar në rrugë zyrtare qëllimin e tij dhe është gati të përballet me Rubiales./KK

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme