Casillas do ta mbyllë karrierën te Porto

Prishtinë | 04 Gus 2018 | 10:36 | Nga

Pasi nuk u lejua që karrierën ta mbyllë te Real Madridi, gjë që e kishte edhe ëndërr, portieri Iker Casillas po shpreson që një gjë të tillë ta bëjë me fanellën e Portos.

Portieri 37-vjeçar ka vendosur që karrierën ta mbyllë në fund të edicionit 2018/19, kur edhe i skadon kontrata me ekipin portugez.

Ai është pjesë e Portos prej vitit 2015, kur kaloi pas 16 vjetësh të kaluar te Real Madridi.

Casillas te Real Madridi ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivel klubesh – 19 trofe në total, kurse ka edhe një titull bote dhe dy të Evropës me Përfaqësuesen e Spanjës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme