Casillasin po e shtyjnë drejt postit të presidentit të Federatës

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Portieri i famshëm, Iker Casillas, po shihet si kandidati kryesor për të marrë postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), ka shkruar të premten gazeta “Marca”. 

Casillas aktualisht po e merr veten nga ataku në zemër që e pësoi muaj më parë dhe nuk është ende e sigurt nëse do të vazhdojë karrierën aktive. Por ai e ka përkrahjen për të kandiduar për postin e presidentit të Federatës, në zgjedhjet që do të mbahen në muajin mars, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetar aktual i Federatës është Luis Rubiales, i cili këtë post e mban tashmë një dekadë dhe e ka synim të rikandidohet. Casillas ka përkrahjen e fuqishme të presidentit të La Ligas, Javier Tebas dhe kreut të shoqatës së futbollistëve të Spanjës, David Agnazo. 

Tebas dhe Agnazo po e shohin Casillasin si njeriun e duhur për të udhëhequr me Federatën. Në rast se Casillas shpall kandidaturën e tij, atëherë ai duhet të tërhiqet përfundimisht nga futbolli aktiv. 

Agazo ka qenë bashkëlojtar me Casillasin te Real Madridi dhe për 30 vjet e ka mikun më të ngushtë. Casillas në maj të vitit të shkuar pësoi sulm në zemër dhe përkohësisht pezulloi aktivitetin me skuadrën e tij, Porto. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme