Cassano: Familja ime ishte e varfër, si i ri kam vuajtur nga uria

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 14:51 | Nga

Antonio Cassano ka rrëfyer se kishte vuajtur nga uria para se të bëhej i famshëm dhe i pasur.

Ai lindi në Bari të Italisë, ndërsa babai i tij e braktisi familjen pas një kohe të shkurtër. Cassano u rrit në varfëri nga nëna e tij në qarkun San Nicola.

Ish-futbollisti italian nga mosha 17 vjeçare filloi të fitonte shumë para, mirëpo më herët familja e tij ishte shumë e varfër.

“Për 17 vite, e kam ditur si është që të vuash nga uria. Vërtet”, ka thënë 35-vjeçari në Canal Football Club gjatë një bashkëbisedimi me Olivier Dacourt.

“Nëna ime ishte pastruese dhe me paratë që i përfitonte mund të shpenzonim 3.000-4.000 lira (rreth një-dy euro)”.

“Nëna ime ka bërë shumë sakrifica. Ajo nuk shkoi në shkollë dhe nuk di të flasë mirë italisht”.

“Unë luaja në rrugë dhe në korridore. Luaja për këdo që do të më jepte më shumë para. Ato 4.000-5.000 lira (rreth dy-tri euro) që i fitoja shfrytëzoheshin për t’i ndihmuar familjes”, ka treguar Cassano.

35-vjeçari tashmë është tërhequr nga loja e futbollit, mirëpo vitet e vështira financiare kanë përfunduar qëmoti për të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme