Cavani synon largimin nga PSG-ja, drejt gjigantit spanjoll

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Mediumi francez “Le10Sport”, ka shkruar të enjten gjatë ditës se sulmuesi uruguaian 32-vjeçar, Edinson Cavani, po e planifikon largimin nga gjiganti francez, Paris Saint-Germain.

Qendërsulmuesi, i cili ka qenë pjesë e parisienëve për shtatë sezone, mund të largohet si transferim i lirë, dhe “El Matador” sipas mediumit francez, mund t’i bashkohet ekipit të La Ligës spanjolle, Atletico Madridit, transmeton KTV.

Cavani sivjet nuk po mund të gjejë hapësira të shumta në formacionin e PSG-së, dhe në katër ndeshje në total, ka shënuar dy herë.

Të ngjashme