“Çdo klub ëndërron ta ketë Cristianon”

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 14:35 | Nga

Santos beson se me Ronaldon në skuadër, Portugalia mund të bëjë diçka më shumë në Kupën e Botës, ashtu si në Euro 2016.

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka thënë se çdo klub ëndërron ta ketë në skuadër sipas tij “lojtarin më të mirë në botë” dhe se me të në skuadër, të gjithë janë optimist për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

“Çdo ekip në botë që ka lojtarin më të mirë në botë, do të ishte pozitive. Çdo ekip në botë, çdo Kombëtare, çdo klub – ta kesh Cristiano Ronaldon në skuadër, është gjithmonë shumë e rëndësishme për ekipin”.

Portugalia e nis aventurën në Botëror kundër Spanjës me (15 qershor), pastaj përballet në Grupin B edhe me Marokun (19 qershor) dhe Iranin (25 qershor).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme