Ceballos konfirmon të ardhmen

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Dani Ceballos do të kthehet në Madrid.

Ai ka qenë i huazuar nga Reali te Arsenali për dy sezone me radhë, por ‘Topçinjtë’ nuk kanë bërë ndonjë ofertë konkrete për ta blerë, kështu mesfushori do të kthehet fillimisht në Madrid për të vendosur më pas se ku do të vazhdojë karrierën.

Një gjë është e sigurt, epoka e tij më Arsenalin tashmë ka mbaruar.

Ai ka falënderuar Topçinjtë që ia dhanë mundësinë që për dy vite ta veshë fanellën e Arsenalit.

Ai i ka dëshiruar më të mirat klubit dhe kthimin sa më parë sipas tij, aty ku e ka vendin, në maje të Evropës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme