Ceferin: Nuk do të më vinte keq nëse Real Madrid, Barcelona dhe Juventus do të largoheshin nga Liga e Kampionëve

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Aleksander Ceferin ka theksuar se largimi i mundshëm i tre skuadrave rebele të Superligës Evropiane – Real Madrid, Barcelona dhe Juventus – nuk do të ishte shqetësim për UEFA-n.

Presidenti i UEFA-s shpjegoi se ai nuk mund ta kuptonte vendimin e tyre për të formuar një aleancë të re evropiane duke qenë gjithashtu të gatshëm të shfaqen në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

“Nuk do ta kisha problem nëse ata largoheshin”, ka thënë fillimisht Ceferin në një intervistë të botuar këtë fundjavë në Der Spiegel.

“Është shumë qesharake që ata duan të krijojnë një garë të re dhe në të njëjtën kohë ata duan të luajnë në Ligën e Kampionëve këtë sezon”.

“Këto tre klube thjesht kanë udhëheqës të paaftë. Florentino Perez, Joan Laporta dhe Andrea Agnelli janë përpjekur të vrasin futbollin”.

Ceferin ka goditur në veçanti presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, duke iu përmendur dështimin e transferimit të Kylian Mbappe.

“Ai po kritikon UEFA-n dhe thotë se klubi mund të mbijetojë vetëm me një Superligë Evropiane dhe pastaj po përpiqet të nënshkruajë me Kylian Mbappe për 180 milionë euro”.

Presidenti i UEFA-s gjithashtu zbuloi se ai ishte kërcënuar gjatë një telefonate me një këshilltar të Superligës Evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme