Çeferin pritet ta udhëheqë UEFA-n edhe për katër vjet

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Kreu i futbollit të Evropës, Aleksander Çeferin, pritet të rizgjidhet president i UEFA-s, në Kongresin zgjedhor që do të mbahet të enjten në Romë.

Avokati slloven ka premtuar se gjatë mandatit të ardhshëm 4-vjeçar, nëse e fiton, do të përpiqet të balancojë dallimin mes skuadrave të mëdha të Evropës me të tjerat më të vogla, që po ankohen se kanë mbetur shumë prapa në aspektin financiar, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Klubet e mëdha të Evropës po insistojnë në ndryshime drastike në kuadër të garave të UEFA-s, përfshirë këtu Ligën e Kampionëve, pasi dëshirojnë që të përballen më shpesh njëra me tjetrën, duke eliminuar skuadrat e vogla. UEFA po shikon për një format që do të kënaqte ekipet e mëdha, dhe i cili duhej të niste në vitin 2024.

Asociacioni i Klubeve të Evropës (ECA) ka thënë se dëshiron një model të garave që do të rrisë numrin e ekipeve pjesëmarrëse, dhe që do të garantojë më shumë ndeshje për të gjithë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme