Ceferin shpjegon pse UEFA anuloi rregullin e ‘golit mysafirë’

Prishtinë | 24 Qer 2021 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Rregulli i golit mysafir ​​në futboll në garat e klubeve evropiane do të hiqet që nga fillimi i sezonit të ardhshëm, ka konfirmuar UEFA.

Rregulli, i përdorur që nga viti 1965, favorizonte ekipin që shënonte më shumë gola jashtë fushës, në përballjet me dy takime.

Nëse numri i golave është i barabartë nga dy ekipet nga tani e tutje, atëherë ekipet do të shkojnë në kohën shtesë.

“Nuk është më e përshtatshme që një gol jashtë fushe të ketë më shumë peshë”, ka thënë Ceferin.

Komiteti i garave të klubeve të UEFA bëri propozimin në maj dhe ai tani është aprovuar nga komiteti ekzekutiv.

Kjo do të thotë se ndeshjet në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Liga e Konferencës dhe Liga e Kampionëve për femra, nuk do të përdorin më këtë rregull.

“Ndikimi i rregullit tani bie ndesh me qëllimin e tij origjinal pasi, në fakt, ai i shkurajon ekipet vendase – veçanërisht në ndeshjet e para – nga sulmet, sepse ata kanë frikë se pësojnë një gol që do t’i jepte kundërshtarëve të tyre një avantazh vendimtar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme