Ylli i Kosovës, Bersant Celina, ka asistuar një gol në barazimin 2:2 të Dijonit sot me Montpellierin. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Ligue 1.
Celina e asistoi golin e parë të Dijonit në minutën e 8-të. Ai luajti 61 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë.