Celina largohet nga Ipswichi

Prishtinë | 30 Maj 2022 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Bersant Celina i ka dhënë fund eksperiencës së dytë në Ipswich Town.

Ylli kosovar ishte huazuar në Suffolk, ku e pati një eksperiencë të suksesshme.

Ai la mbresa të mira tek tifozët, njëjtë si në sezonin 2017/18, shkruan “Gazeta Express”.

Në të dyja rastet, 25 vjeçari pati momente magjike, të cilat lanë gjurmë në klubin nga divizioni i tretë të futbollit anglez.

Disa ndeshje të League One, përfaqësuesi kosovar i vendosi vetë.

Ai i pati 23 ndeshje si startues dhe ishte i padiskutueshëm tek klubi anglez.

Kartonin e tij e mban Dijoni, i cili e përfundoi sezonin në Ligue 2 franceze në vendin e 11-të.

Pra, Celina do të rikthehet përkohësisht në klubin nga liga e dytë franceze, por nuk pritet të qëndrojë aty gjatë.

Kjo pasi mesfushori ofanziv dëshiron të luajë në futbollin anglez, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, Ipswichi shpreson që ta ketë në dispozicion Celinën edhe në sezonin tjetër.

Mbetet të shihet nëse përfaqësuesi kosovar ka ambicie më të mëdha, për të luajtur në Championshipin anglez, apo do të pranojë të luajë edhe një sezon në League 1.

E më pak ka gjasa që të luajë në ligën e dytë franceze. /Gazeta Express/

Të ngjashme