Celina optimist: Do të provojmë të fitojmë kundër Anglisë

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Kosovës, Bersant Celina është shprehur tejet optimist përpara ndeshjes me Anglinë, e cila luhet nesër nga ora 20:45.

‘Dardanët’ përballet me skuadrën e Gareth Southgate në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 dhe janë ekipet e vetme që nuk kanë pësuar humbje në grupin A.

“Unë nuk mendoj se duhet të shqetësohemi për Anglinë, por duhet të përqendrohemi te vetja. Çfarë duhet të bëjmë ne”, tha Celina, përcjell lajmi.net.

”Fitorja ndaj Çekisë na ka dhënë besim dhe më e rëndësishmja kemi arritur të marrim të tre pikët që të mund të futemi në këtë lojë kundër Anglisë me më shumë liri”.

“Do të provojmë dhe të fitojmë, por nëse humbasim, të paktën i kemi tre pikë nga ndeshja e kaluar. Do të ishte më keq nëse do t’i humbnim të dyja ndeshjet”.

”Personalisht, unë mendoj se ekipi po shkon atje me një qëndrim shumë pozitiv dhe besoj se mund të fitojmë. Triumfi i së shtunës përfundimisht na bën kundërshtarë më të rrezikshëm për Anglinë. Ne do të dalim atje dhe do të japim gjithçka”, përfundoi mesfushori i Swanseas.

Të ngjashme