Celtic kampion i Skocisë, pas anulimit të sezonit për shkak të Coronavirusit

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Celtic është shpallur kampion i Premiership për sezonin 2019/20, pasi liga elitare skoceze vendosi ta ndërpresë para kohe sezonin, për shkak të pandemisë koronavirus.

Vendimi u mor në një takim të bordit të SPFL-së të hënën, pasi 12 klubet u pajtuan në fundjavë që nuk ishin kushtet për ta vazhduar kampionatin.

Pikët e fituara për ndeshje janë përdorur për ta përcaktuar renditjen përfundimtare në ligë.

Celtic ishte lider më 13 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Rangers, kur u pezullua sezoni më 13 mars.

Ky është titulli i nëntë radhazi për Celtic.

Ndërsa nga liga ka rënë Hearts

Të ngjashme