Certifikohet Federata e Pingpongut të Kosovës

Prishtinë | 15 Tet 2017 | 21:45 | Nga

Dhjetëra administratorë të Federatës së Pingpongut të Kosovës, klubeve, trajnerë dhe pinpongistë janë certifikuar të dielën, pas vijimit të kursit bazik treditor për administratorë të sportit, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në mbështetje të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Vijuesve të kursit u ligjëruan Besim Hasani, , Ibër Alaj, Elda Gjoka dhe Fitim Arifi.

Në ditën e fundit, i pranishëm në kurs ishte edhe kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, Nehat Çitaku.

Pas pingpongut, kursin e njëjtë do ta vijojnë edhe Federata e Futbollit të Kosovës, ajo e Basketbollit dhe Peshëngritjes, që do ta qojnë në 14 numrin e përgjithshëm të kurseve të organizuara këtë vit.

KOK, bazuar në ciklin olimpik 2017 – 2020, mbështetë ngritjen e kapaciteteve të administratorëve të sportit dhe trajnerëve. Pikërisht Federata e Pingpongut të Kosovës është njëra nga 11 federatat që do ta vijojë edhe trajnimin për trajnerë gjatë këtij viti.

Të ngjashme