Cesc Fabregas ka zbuluar trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar

Prishtinë | 15 Kor 2017 | 14:37 | Nga
Cesc Fabregas thotë se Antonio Conte është mjeshtër i planifikimit krahasuar me ish-trajnerët të tjerë Jose Mourinho dhe Pep Guardiola

Mesfushori gjithashtu thotë se mospjesmarrja në Champions League  sezonin e kaluar e ndihmoi teknikun italian të fitonte titllin në sezonin e tij debutues në Premier League.

Fabregas ka luajtur më herët nën urdhërat e Jose Mourinhos dhe Pep Guardiolas.

Por mesfushori spanjoll u shpreh për Cadena Ser: “Conte është tjetër nivel”.

“Ai është trajneri që punon më së shumti taktikisht, më shumë se Mourinho dhe Guardiola”.

“Conte është tepër i përpiktë. Derisa gjthçka të kryhet, stërvitja nuk përfundon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme