Cetin i bashkohet Romës

Prishtinë | 16 Gus 2019 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Roma ka transferuar mbrojtësin turk të Gençlerbirligit, Met Cetin për 3.5 milionë euro, raporton klubi roman të premten.

Cetin 22-vjeçar i është nënshtruar testeve mjekësore te Roma të premten dhe ka firmosur kontratë. Ish-reprezentuesi i U-21 të Turqisë vlerësohet një prej mbrojtësve më premtues turk dhe ka ndihmuar skuadrën Gençlerbirligi që të ngjitet në elitën turke stinorin e kaluar.

Ai te Roma do të bashkohet me bashkëkombasin e tij Cengiz Under, i cili ka vazhduar kontratën me Romën të enjten. Roma po ashtu pritet të transferoj mbrojtësin kroat Dejan Lovren nga Liverpooli.

Të ngjashme