Çfarë do ndodhë me futbollistët që përfaqësonte Mino Raiola, pas vdekjes së tij?

Prishtinë | 02 Maj 2022 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Vdekja e Mino Raiolas në moshën 54-vjeçare, lë pas një trashëgimi të një perandorie: një agjenci përfaqësimi që menaxhon fatin e disa prej të yjeve të mëdha në botën e futbollit. Nga Ibrahimovic, përmes Haaland, Pogba apo Donnarumma.

Pyetja tani është, kush e merr agjencinë e përfaqësimit? A do të vazhdojnë lojtarët me kompaninë apo do ndërrojnë agjentin?

Agjencia e Raiolës është ndërtuar mbi një themel të thjeshtë. Ai bazohet në një strukturë prej pak njerëzish dhe të gjithëve me besim maksimal. Personi kyç ishte Rafaela Pimienta, avokatja e tij dhe partnerja e Minos prej 20 vitesh.

Besohet se familja e Raiolas do të vazhdojë me agjencinë e përfaqësimit , në mënyrë që të vazhdojnë të ndërmjetësojnë nënshkrimet e futbollistëve që ata kanë në krye. Dy prej tyre janë kyç, Ibrahimovic dhe Pogba. Dhe të dy janë të gatshëm të vazhdojnë në strukturë.

Marrëdhënia e Raiolës me këta dy futbollistë ishte shumë personale. Sa i përket të tjerave, përfshirë Haaland-in, do të shihet se çfarë do ndodhë në të ardhmen.

Të ngjashme