Challandes: Dera e Kosovës është e hapur për të gjithë, ndaj Maltës të shfrytëzojmë hapësirat 

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 13:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për media para ndeshjes ndaj Maltës në Ligën e Kombeve. Ai nga gazetarët është pyetur për shumë tema, posaçërisht për lojtarët që pritet të vijnë në të ardhmen.

“Kemi lojtarë që luajnë shumë dhe janë pak të lodhur, por kemi edhe lojtarë që nuk luajnë, apo jo mjaftueshëm. Por, disa lojtarë e shikojnë përfaqësuesen e si mundësi për të luajtur më shumë dhe për të treguar vetën, dhe këta lojtarë kanë motivim dhe mund të ndihmojnë shumë skuadrën. Detyra ime është të gjej një mes në gjithë këtë. Unë do shikoj se si stërviten, nuk do të thotë nëse ata luajnë me klubin e tyre luajnë dhe në përfaqësuese, apo e kundërta”.

“Lirim Kastrati? Kastrati ka luajtur mirë me U21 dhe tani në kampionatin kroat, ai është i ri dhe i talentuar. Pra, kjo do të thotë se është lojtar premtues për tani dhe të ardhmen. E them gjithmonë se dera e përfaqësueses tonë është gjithmonë e hapur për lojtarët e rinj që dëshirojnë të tregojnë vetën”.

“Valon Berisha? Jam e lumtur që do e kem në dy ndeshjet e radhës. Ka pasur një skuadër të mirë përgatitore me Lazion, por tani u lëndua. Konkurrenca te Lazio është shumë e madhe, por ai ka filluar të rikthehet. Është lojtar i mirë dhe i rëndësishëm për ne”.

“Florent Hadergjonaj? Kam folur shumë në muajin e fundit, por ende nuk ka dhënë përgjigje për Kosovën. Tani është ftuar nga Zvicra në dy ndeshjet e radhës dhe nëse luan një minutë, atëherë nuk do të mund të luajë për ne, ky është rregulli. Por, unë e pranoj zgjedhjen e tij dhe e respektoj. Shpresoj që ai mos të luaj dhe të vjen tek ne. Por, për mua është rëndësishme të kem lojtar që duan të luajnë për Kosovën. Ajeti vendosi për Zvicrën dhe nuk e kisha problem”.

“Bastien Toma, shanset për ta futur? Nuk është problem ftesa, e njoh shumë mirë, i kam takuar prindërit e tij dhe agjenti, por tani ai luan për U21. Ai ka kohë për të vendosur. Jam duke e ndjekur minutë pas minute dhe nëse është mundësia më e vogël, do e marrim”.

“Premtoni lojë sulmuese në të ardhmen? Mendoni se kemi luajtur në mbrojte deri më tani, jo, kjo nuk është problem. E keni parë ndeshjen ndaj Liverpoolit dhe Cityt, dy nga ekipet më të mira sulmuese në botë, por nuk kishte gola dhe mbrojtjet ishin shumë të mirë. Filozofia e Kosovës është sulmuese, por e rëndësishme është të kemi ndeshje të mirë. Kur kemi topin duhet të sulmojmë me shumë lojtarë, kur nuk e kemi të mbrohemi. Ndeshja kundër Maltës është shumë e rëndësishme të ndërtojmë aksionet tone nga mbrojta dhe të kemi durim të presim hapësirat në mbrojtjen e tyre”.

“Mundësitë për të ftuar lojtarë nga Superliga e Kosovës, përveç portierëve? Nuk e kam problem ligën, por konkurrencën. Nëse nuk marr lojtar nga liga e Kosovës, nuk do të thotë se ajo nuk është cilësore, por se kam shumë zgjedhje dhe mundësi tjera. Do isha i lumtur që një lojtar nga kjo ligë të luajë më mirë se ata jashtë, dera është e hapur”, ka thënë për fund përzgjedhësi i Kosovës.

Të ngjashme