Challandes: Do t’i eliminojmë gabime ndaj Gjeorgjisë, Lirim Kastrati është i gatshëm

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 16:37 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka thënë se nuk është shumë i kënaqur me ndeshjen e fundit me Suedinë, raporton Ekonomia Online.

E për ndeshje e nesërme, ai tha se dobët mundohen të luajnë lojë ofanzive.

Ndërkaq, tha se qëllimi i Kosovës për kualifikime mbeten lojërat në Nation League.

“Qëllimi jonë është që të luajmë më shumë lojë ofenzive. Ne duhet të luajmë tri ndeshjet tona të futbollit dhe ekipi të jetë i gatshëm”.

“Qëllimi jonë është që të kualifikohemi përmes Nations League dhe për këtë duhet të punojmë shumë”, tha trajneri. 

“Ndeshja me Suedinë ka qenë e vështire. Humbje nga Suedia ka pësuar edhe Spanja dhe nuk është fare problem”.

Tutje trajneri tha se ndeshja me Suedinë nuk ka qenë e duhura.

E sulmuesi që luan në Seria A me Lazion, Vedat Muriqi, tha se ndeshja me Gjeorgjinë nuk do të jetë e njëjta si ajo me Suedinë.

“Siç tha trajneri patëm një ndeshje jo të mire me Suedinë dhe ndeshja e nesërme me Gjeorgjinë do të dalim më ndryshe. E kemi analizuar ekipin dhe do të mundohemi të dalim mirë”.

“Faktikisht kështu jemi mësuar, kemi shënuar edhe ndaj shumë skuadrave dhe besoj se jemi shumë më të mirë se shumë skuadra si Malta e të tjera. Kemi kundërshtarë shumë më të fortë. Gjeorgjinë nuk e nënçmojmë dhe do të mundohemi në maksimum”.

Muriqi tha se atmosfera në ekip është shumë e mirë. Për taktikën që Kosova e luan me dy sulmues, për Muriqin nuk është fare problem, pasi ai të njëjtën pozitë e luan me Lazion.

“Jemi futbollistë dhe duhet të përshtatemi me taktikën e e trajnerit. Për mua nuk ka shumë dallim dhe në Lazio kemi luajtur me një sulmues”, tha ai.

Tutje trajneri zviceran ka folur edhe për gjendjen e ekipit, e në veçanti të sulmuesit Lirim Kastrati.

Ai tha se Kastrati është rikthyer nga lëndimi dhe është i gatshëm për ndeshjen ndaj Gjeorgjise.

“Sa i përket Lirim Kastratit është 100 për qind i gatshëm dhe është pjesë e ekipit për ndeshjen e nesërme. Kemi pasur pak probleme me mjekët e Slavia Pragës por në fund kemi arritur ta kemi në kombstare”, tha Challandes.

Bernard Challandes është i bindur se Kosova ka të ardhme të ndritur, me ose pa të në krye të saj.

Tekniku zviceran ka folur për të ardhmen e Përfaqësueses së Kosovës, duke thënë se e pret një e ardhme e ndritur.

70-vjeçari ka thënë se Kosovës i duhet ndihmë dhe se kritikat ndaj ekipit i duken të pakuptueshme.

“Në këtë moment dhe në këtë ditë nuk është e rëndësishme e ardhmja e trajnerit, por e ardhmja e Kosovës”.

“Të jeni të sigurt se ekipi i Kosovës ka të ardhme të ndritur dhe ka të ardhme të madhe, por ju lus ndihmojeni atë”.

Tutje zvicerani ka lënë të nënkuptohet se mund të largohet së shpejti nga Kosova.

Kosova do të përballet me Gjeorgjinë në kuadër të ndeshjes së shtatë në Grupin B për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.

Dardanët do të jenë kundërshtar të Gjeorgjisë të martën me fillim nga ora 20:45, teksa Bernard Challandes ka folur për këtë sfidë.

No description available.
No description available.

Të ngjashme