Challandes do t’ia besojë debutuesit Hadërgjonaj rolin kyç

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Një vijë e mbrojtjes e fortë do të thotë shumë për skuadrën, pasi shmangen golat. Po ashtu edhe një vijë e sulmit e fortë është e rëndësishme, pasi shënohen më lehtë golat.

Por as njëri repart e as tjetri nuk mund të funksionojnë pa një mesfushor të mirë, shkruan Koha Ditore.

E pozita më delikate në mesfushë llogaritet ajo e mesfushorit defensiv, që deri më tash te Përfaqësuesja e Kosovës është mbuluar nga Hekuran Kryeziu.

Ai është i lënduar dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë në dy ndeshjet e radhës eliminatore për Evropianin 2020 kundër Malit të Zi (7 qershor) në Podgoricë dhe Bullgarisë (10 qershor) në Sofje.

Pozitën e Kryeziut ka shumë mundësi ta mbulojë debutuesi Florent Hadërgjonaj. Pozita e tij e preferuar është ajo e mbrojtësit të djathtë, por në skuadrën angleze Huddersfield është aktivizuar edhe si mesfushor.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka paralajmëruar mundësinë që Hadërgjonaj të luajë në mesfushë.

Roli i mesfushorit defensiv është i rëndësishëm pasi ka për detyrë të ndërpresë aksionet e kundërshtarit, si dhe të nisë sulmet e skuadrës së tij duke marrë topin nga mbrojtja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme