Challandes flet pas humbjes ndaj Guinesë: Jam i kënaqur me punën e ekipit

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 21:19 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur pas ndeshjes me Guinenë, ku kemi pësuar humbje 2-1.

Zvicerani është ndarë i kënaqur me lojën e treguar nga lojtarët, duke thënë se tashmë shumë nga ta e kanë parë nivelin ndërkombëtar dhe nuk është e lehtë të luhet.

“Jam i kënaqur me punën e ekipit. Ishte një ndeshje e vështirë sepse përballë kishim një kundërshtarë të fortë, në mesin e ekipeve të forta të Afrikës. Kemi bërë punë të mirë si ekip, si kolektiv”.

“Të gjithë kanë vrapuar dhe kanë dhënë më të mirën nga vetja. E kemi parë nivelin dhe nuk ishte lehtë për lojtarët tanë të kishin posedimin e topit apo të kishin raste të mira shënimi”.

“Në përgjithësi, ekipi luajti ndeshje të mirë. Por për fitore është një çështje tjetër, pasi duhet të mbajmë më shumë topin. Në këtë ndeshje, mund të them se ishte paraqitje e mirë e të gjithë lojtarëve”.

“Mendoj se ata e kanë parë nivelin ndërkombëtar, intensitetin e lojës. Ishte një rast i mirë për të gjithë dhe për mua që t’i shoh disa lojtarë nga afër. E pranoj humbjen, sepse ishte miqësore. Por, mendoj se lojtarët kanë marrë një përvojë shumë të mirë dhe është një sinjal i mirë për të ardhmen”, ka thënë Challandes.

Të ngjashme