Challandes: Gjibraltari test para Malit të Zi, Rashica i gatshëm

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 18:10 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesja e Kosovës, ka mbajtur konferencë për medie para ndeshjes së nesërme, ku janë dhënë informacione rreth këtij takimi, raporton EkonomiaOnline.

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës Bernard Challandes tha se në qoftë se lojtarët nuk e japin maksimumin ata do të kenë telashe me të.

“Loja kundër Gjibraltarit është një lojë përgatitore dhe që ne të përgatitemi për lojën me Malin e Zi dhe i lusë lojtarët qe secili të jep maksimumin nga vetja dhe në qoftë se njëri nga lojtarët nuk jep maksimumin nga vetja ai do të ketë telashe sepse do të përballet me mua”, tha ai

Te “Dardanët” në këtë grumbullim janë rikthyer Milot Rashica, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli.

Rashica që mungoi në ndeshjet e shtatorit, në grumbullimin e tetorit është duke stërvitur ndaras, dhe ka ngjallë dyshime nëse ai është i gatshëm për përballjen kundër Malit të Zi.

Por, është trajneri Bernard Challandes që ka konfirmuar se Rashica do të jetë gati për ndeshjen ndaj Malit të Zi.

“Rashica do të ushtrojë edhe sot ndaras dhe besoj që do të jetë gati për ndeshjen e të hënës, ndërsa Shala, Muriqi dhe Vojvoda mund të ushtrojnë vazhdimisht me ekipin dhe çdo gjë do të jetë normale. Mendoj që ne nuk duhet të ndërrojmë lojën tonë nëse kundërshtarë është defansiv si në lojën me Anglinë. Ajo që pres më shumë nga ekipi është një mbrojtje sa më e mirë dhe të mos lejojmë kundërshtarin që të shënojë gol”, tha ai

Futbollisti i përfaqësueses, Anel Rashkaj tha se në ndeshjen e nesërme kundër Gjibraltarit duhet të fokusohen dhe të jenë të përgatitur për çdo situatë

“Unë mendoj që çdo ndeshje është e rëndësishme dhe secila ka rëndësinë e vet por edhe kjo ndeshje është shumë e rëndësishme ku shumë lojtarë qe nuk kanë luajtur do tq kenë mundësinë që në këtë ndeshje të kenë minutazh më shumë. Unë kam thënë që mendimi jem është të jem i fokusuar për çdo situatë dhe kryesorja të jem i përgatitur për çdo situatë dhe për çdo minutë kur të më jepet mundësia”, tha ai.

Ndërsa sa i përket sfidës kundër Malit të Zi, Rashkaj tha se do të japin maksimumin, ndërsa kërkoi fokusim nga e gjithë ekipa.

“Sa i përket ndeshjes me Malin e Zi duhet të jemi të kujdesshëm por nuk jemi në atë situatë që të shohim kundërshtarin më poshtë se ne por në çdo ndeshje duhet të jemi të fokusuar dhe me këmbë në tokë por sigurisht nuk e kemi të lehtë dhe duhet të jemi të përgatitur si me Anglinë”.

Ndeshja mes Kosovës dhe Malit të Zi luhet ditën e hënë në “Fadil Vokrri”.

Këto janë disa nga fotot gjatë stërvitjeve të përfaqësues së Kosovës:

Lexo më shumë:

Të ngjashme