Challandes: Jemi ekip i guximshëm, do të kërkojmë fitore

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Ekipi ndryshon. Lojtarët shkojnë e vijnë. Disa edhe kthehen pas shumë vjetësh si puna e Anel Rashkajt, por ajo që nuk bën të ndryshojë është stili i lojës. Trajneri zviceran i Kosovës kërkon lojë të guximshme, sulm të vazhdueshëm dhe fitore në çdo ndeshje, shkruan sot Koha Ditore.

Në një intervistë dhënë të mërkurën për gazetën pas publikimit të listës së lojtarëve për dy ndeshjet e radhës eliminatore për “Euro2020”, kundër Malit të Zi, më 7 qershor në Podgoricë, dhe Bullgarisë, më 10 qershor në Sofje, Challandes ka thënë se stili i lojës nuk bën të ndryshojë pavarësisht emrave të lojtarëve.

Sipas tij, Kosova tashmë karakterizohet për lojë sulmuese dhe këtë duhet ta ruajë. Ai e quan edhe lojë moderne.

“Jemi ekip që rrezikon, i guximshëm dhe që sulmon. Këtë më së miri e vërtetuam në Ligën e Kombeve ku ekipet guximtare arritën të fitojnë. Luajmë dy ndeshje në udhëtim, por për mua është e rëndësishme të luajmë për fitore, edhe pse do të jenë dy teste të vështira”, ka thënë Challandes.

Ai ka folur edhe për lojtarët e rinj që ka ftuar, si Florent Hadërgjonaj, Ylldren Ibrahimaj e Ibrahim Dresheviq, për të rikthyerin pas shumë kohësh Anel Rashkaj, për dy mesfushorët e lënduar, Valon Berisha e Hekuran Kryeziu, si dhe për dy talentët që ka lënë jashtë listës: Lirim Kastratin e Arbenit Xhemailin.

KD: Në listën për dy ndeshjet e radhës ka shumë të rinj. Sa mund të përshtaten shpejt tash që ka nisur cikli?

Challandes: Ne gjithmonë jemi në kërkim të lojtarëve të rinj, dhe ata që i përshtaten projektit tonë dhe e pranojnë ftesën atëherë është normale të ftohen në çdo kohë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme