Challandes: Kërkoj zgjidhje tjetër, s’mund të klonoj Rashicën dhe Zenelin

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 15:12 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bernard Challandes është paraqitur në konferencë për shtyp, para ndeshjes që Kosova të shtunën e zhvillon kundër Çekisë, raporton EkonomiaOnline.

Kosova do të jetë nikoqire e Çekisë në Fadil Vokrri më 7 shtator, në ndeshjen vendimtare të Grupit A.

Gjatë ditës përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes dhe lojtari Mërgim Vojvoda kanë mbajtur një konferencë për medie, ku ky i fundit pati përgjigjen më të mirë të mundshme ndaj kapitenit të Çekisë i cili kishte deklaruar se nëse i helmon lojtarët, ata e humbin kokën, nëse iu shënon gol apo iu bën ndërhyrje ata janë shumë gjaknxehtë.

“Së pari le të na shënojnë gol, e shohin pastaj si do të reagojmë. Kemi pasur raste kur jemi gjendur në disavantazh dhe kemi arritur të nxjerrim rezultat pozitiv” – deklaroi Vojvoda.

I pyetur se a ndihet i kërcënuar pas ardhjes së Hadërgjonajt në taborin e Kosovës Mërgim Vojvoda u shpreh: “Konkurenca është gjë e mirë, ajo na bën që të zhvillojmë ndeshje më të mira”.

Ndërsa, trajneri Bernard Challandes shprehu hendikepin për mungesën e 5 lojtarëve të kombëtares.

 “E kam thënë edhe në fillim të javës se nuk dua të flas shumë për mungesat e lojtarëve. Unë duhet të gjejë zgjidhje sepse nuk mund t’i klonojmë Rashicën, Zenelin etj”.

Ai ka thënë se në këtë ndeshje duhet të përdorin lojë të çmendur.

“Në ndeshje kundër Çekisë duhet të përdorim një lojë të çmendur. Kur flas lojë të çmendur e kam fjalën për të zhvilluar presion dhe duhet të jemi në çdo çast ta marrim topin dhe të shënojmë gol”, tha ai.

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur edhe stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme