Challandes komenton lëvizjen e Rrahmanit drejt Napoli

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, ka dhënë komentet e tij lidhur me lëvizjen e fundit të Amir Rrahmanit, drejt Napoli.

Aktualisht anëtari i Veronas, Rrahmani, sot ka udhëtuar drejt Napolit, për të përfunduar testet mjekësore, para se të vë firmën në kontratën me napolitanët.

Mbrojtësi i Kosovës do të kalojë tek Napoli në fund të këtij sezoni, pasi deri në fund do të jetë i huazuar tek Verona.

I kënaqur me lëvizjen është edhe trajneri i Kosovës, Challandes, i cili ka dhënë mendimin e tij, si dhe ka zbuluar se çfarë e ka këshilluar lojtarin e tij, të cilit ia ka besuar edhe shiritin e kapitenit, në kombëtare.

“Rrahmani është kapiteni i kombëtares sonë, si dhe mbrojtës i kompletuar dhe modern” “Përdorë të dy këmbët dhe është i shkathët me kokë. Ka një vetbesim të veçantë me topin dhe i pëlqen të avancoj me top në pronësi. I përshtatet shumë mirë nevojave të trajnerëve. Në Dinamo Zagreb luante si mbrojtës i majtë, por mund të luajë çdo kund në mbrojtje. Për shembull, në kombëtaren tonë luan në qendër me mbrojtje të rreshtuar me katër” ka thënë Challandes, përcjell lajmi.

Tutje, Challandes e ka vlerësuar lart edhe karakterin e lojtarit jashtë fushës së blertë, duke bërë të ditur se është figurë unifikuese dhe nuk hap telashe.

“Napoli ka bërë një blerje të shkëlqyer. Amiri ka një personalitet solid dhe është i qetë. Për pak kohë nën udhëheqjen time është shndërruar në lider të mbrojtjes dhe zhveshtores. Nuk krijon probleme brenda zhveshtores” ka shtuar selektori i Kosovës.

“Zgjedhje e përkryer për ta afruar kjo e Napoli. Akoma nuk folur me të për Napolin sot, nuk kam komunikuar me të që nga Krishtlindja, por që atëherë më pati treguar për këtë mundësi dhe i pata thënë që me një kalim të tillë do bënte një hap të madh dhe kualitativ në karrierë. E këshillova vetëm që ta përmbyllte sezonin me Hellas Verona dhe ta fillonte sezonin e ri me Napoli”, përfundoi trajneri i Kosovës.

Transferimi i Rrahmanit pritet t’i kushtojë Napolit 14 milionë euro, kurse lojtari do të fitojë 1.8 milionë euro për sezon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme