Challandes kritikon mediat spanjolle, thotë se futbollistët janë më të motivuar

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka dal në konferencë për media para ndeshjes së ‘Dardanëve’ me Spanjën.

Ai ka folur edhe për qasjen e mediave të Spanjës, ku në disa raste kanë hezituar të përmendin emrin e Kosovës, derisa Federata e Futbollit të Spanjës kishte shkuar aq larg duke shkruar se do të përballen me “Federatën e Kosovës”, kjo për shkak të mos njohjes së pavarësisë.

Qasja e mediave kundër Kosovës, a ka qenë pjesë e motivimit për lojtarët? “S’mund të jemi të kënaqur me trajtimin nga mediat spanjolle, disa media, ndoshta kjo na jep më shumë motivim. Por mendoj se motivimi më i madh i lojtarëve duhet të jetë që do të luajmë kundër një ekipi të madh, siç është Spanja. Ata duhet të fokusohen këtu dhe të gjejnë aty motivimin”, u shpreh Challandes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme