Challandes lavdëron shpirtin luftarak të kosovarëve, “finalja” luhet të martën

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Bernard Challandes është shprehur i lumtur me fitoren e Kosovës përballë Maltës.

Kombëtarja e Kosovës e mposhti me rezultat 5-0 Maltën në udhëtim me golat të shënuar në këtë takim nga Muriqi 15′, Kololli 70′, Avdijaj 78′, 80′ dhe Rashica 86′.

Bernard Challandes, trajneri i Kosovës ka thënë se ishte i kënaqur me lojën që treguan futbollistët e tij, por është i vetëdijshëm që ‘finalen’ e luan më 20 nëntor kundër Azerbajxhanit.

“Jam shumë i lumtur me performancën, ishte një pjesë e parë e mirë, Malta luan mirë në mbrojtje dhe nuk është lehtë të gjejmë hapësira,” ka thënë Challandes pas ndeshjes.

“Më pëlqeu shpirti luftarak i skuadrës, intensiteti i lojës ishte i lartë, në pjesë të dytë kishim disa probleme, por më pas fituam me anë të kundërsulmeve.

Challandes foli edhe për ndeshjen e ardhshme kundër Azerbajxhanit që luhet më 20 nëntor në Prishtinë.

“Kur e kam parë shortin në fillim që ndeshja Kosovë-Azëerbajaxhan është loja e fundit, atëherë kam thënë se kjo do të jetë një finale”, tha Challandes.

Të ngjashme