Challandes liron nga grumbullimi i paraparë katër futbollistët e Prishtinës

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Prishtinës kishte bërë kërkesë që katër futbollistët e saj, Gledi Mici, Endrit Krasniqi, Leonit Abazi dhe Lumbardh Dellova të rikthehshin në klub pasi Prishtina ka ndeshjet parakualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Prishtina kishte kërkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës që të lirojë nga detyra me Kombëtaren katër futbollistët e saj të thirrur nga Challadnes, pasi ata kishin në agjendë duelet për ndeshjet parakualifikuese për Ligën e Kampionëve.ghn

Tani, FFK-ja i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Prishtinës.

Kërkesa e klubit ka ardhur pas publikimit të listës dhe disa ditë pasi FFK ua ka dërguar ftesat Gledi Micit, Endrit Krasniqit, Leonit Abazit dhe Lumbardh Dellovës, për dy miqësoret që do të zhvillohen në Antali kundër Guinesë dhe Gambisë.

Të ngjashme