Challandes merr sinjale të mira nga shumë lojtarë të Kosovës

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 09:02 | Nga

Përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes, mund t’i jenë rritur brengat për lojtarët që do t’i ftojë për ndeshjet e shtatorit, pas paraqitjes që bënë sidomos sulmuesit në ndeshjet e fundjavës.

Ishte një fundjavë me plot gola për lojtarët ofensivë që kanë pretendime për të luajtur për Kosovën. Përzgjedhësi Challandes nuk ka bërë publike listën me emrat e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet me Azerbajxhanin (7 shtator) dhe Ishujt Faroe (10 shtator). Por ai ka nisur të shpërndajë ftesat për dy ndeshjet e para të Kosovës në Ligën e Kombeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dhe paraqitja e lojtarëve në këtë fundjavë mund të ketë trimëruar zviceranin me përvojë.

Kështu sulmuesi Donis Avdijaj ka shënuar dy gola në fitoren e thellë të Willen II ndaj Heraclesit me rezultatin 5:0. Golat Avdijaj i shënoi brenda tre minutave, të parin në minutën e 26-të dhe të dytin në minutën e 29-të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme