Challandes në pritje të rezultatit të radhës

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Të mërkurën para ndeshjes vëllazërore me Shqipërinë, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes rezultoi pozitiv me koronavirus.

Për këtë, ai edhe sot po vazhdon të qëndrojë i izoluar në Durrës, në të njëjtin hotel ku është i vendosur edhe ekipi kombëtar.

69-vjeçari është testuar përsëri të enjten mbrëma, së bashku me gjithë pjesëtarët tjerë të skuadrës dhe sonte në mbrëmje do të dalin rezultatet.

Challandes gjatë tri ditëve të para në Durrës, ka pasur kontakt me disa futbollistë të Kosovës, megjithatë stafi shpreson që asnjë lojtar të mos dal pozitiv me Covid-19.

‘Dardanët’ të shtunën do të udhëtojnë për në Slloveni për të zhvilluar ndeshjen e parafundit në Ligën e Kombeve.

Pas ndeshjes me Sllovenin të dielën, Kosova do të rikthehet në Prishtinë ku do ta presë Moldavinë për ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, e cila do të zhvillohet të mërkurën. 

Të ngjashme