Challandes pritet të jetë përzgjedhës i Kosovës në futboll

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 16:02 | Nga

Kosova gjatë ditëve të ardhshme pritet të mësojë emrin e përzgjedhësit të ri pas shkarkimit të Albert Bunjakit në tetorin e vitit të kaluar.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri në një deklaratë për “Sofoot” ka thënë se për postin e përzgjedhësit kanë aplikuar një trajner italian dhe një portugez, por sipas tij, FFK-ja është afër pajtimit me Bernard Challandes, transmeton Koha.net.

“Jemi në bisedime. Mendoj se do të përfundojë shpejt. Kemi pranuar disa aplikime, një të një trajneri italian dhe një tjetër të një portugezi, por me Bernard Challandes jemi afër të merremi vesh. Kanë mbetur edhe disa detaje”, ka thënë Vokrri.

Zvicerani Bernard Challandes, 66-vjeçar, ishte i papunë që prej dorëheqjes nga posti tek Armenia në marsin e vitit 2015. Ai më herët ka drejtuar klubet e shumta zvicerane.

Nëse arrihet marrëveshja, Challandes pritet të debutojë në ndeshjen miqësore kundër Madagaskarit që zhvillohet më 24 mars dhe kundër Burkina Fasos më 27 mars.

“Dardanët” përgatitjet për Ligën e Kombeve në të cilën do të përballen me Maltën, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme