Challandes publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë

Prishtinë | 08 Nën 2019 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka bërë publike listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e muajit nëntor.

Zvicerani ka ftuar për këto dy takime 24 futbollistë, ku nuk ka ndonjë risi, nga grumbullimi i fundit.

Është rikthyer në ekipin përfaqësues Besar Halimi që së fundmi ishte i skualifikuar për shkak të kartonëve.

Sulmuesi anësor Bernard Berisha nuk është grumbulluar shkaku i lëndimit, ndërsa për arsyeje të njëjtë mungon edhe mbrojtësi Mirlind Kryeziu.

Njëri nga mesfushorët më të mirë të Kosovës, Herolind Shala është grumbulluar, por që nuk do të jetë i gatshëm shkaku i lëndimit. Megjithatë Shala ka marrë leje speciale nga klubi për t’i qëndruar afër shokëve të Përfaqësueses.

Gjithsesi Kosova vazhdon t’i vuajë mungesat e Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut, dy lojtarë të rëndësishëm që mungojnë gjatë shkaku i këputjes së ligamenteve.

Kosova fillimisht më 14 nëntor do të luaj në Plzen me Republikën Çeke, ndërsa tri ditë më vonë është nikoqire e Anglisë në Fadil Vokrri.

Dardanëve iu nevojitet një fitore në Çeki dhe një barazim me Anglinë për të siguruar një vend në Kampionatin Evropian, Euro 2020. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme