Challandes publikon listën për ndeshjet e nëntorit

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve për tri ndeshjet e këtij muaji, të martën ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

Më 11 nëntor, Kosova do të luajë ndeshjen miqësore me Shqipërinë në Elbasan, përpara se të përballet me Slloveninë më 15 tetor dhe Moldavinë më 18, në kuadër të Grupit 3 të ligës C të Ligës së Kombeve.

Përzgjedhësi Challandes për këto tri ndeshje ka ftuar 27 futbollistë, si dhe dy lojtarë i ka në listën rezervë: Valmir Sylejmani e Florian Loshaj. Për herë të parë tek Kosova janë ftuar Betim Fazliji i St. Gallenit dhe sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku që ishte pjesë e Kosovës U21.

Të ngjashme