Challandes shprehet optimist para ndeshjes me Çekinë: Me lojë të mirë arrihen rezultatet

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 11:28 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bernard Challandes është shprehur optimist për formën e skuadrës para ndeshjes me Republikën çeke, raporton EkonomiaOnline.

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes është shprehur optimist për formën e skuadrës para ndeshjes me Republikën çeke në xhiron e parafundit të eliminatoreve për Euro 2020.

“Nëse e kujtojmë shortin kujtojmë ambiciet që imkemi pasur atëherë për zhvillimin e lojës qetë kemi progres të ecim përpara e jo të kemi presion e t’ia vështirësojmë gjërat vetës. Nuk e shoh që duam të ndryshojmë filozofinë tonë nuk është obligative të fitojmë por të luajmë mirë. Të luajmë ndeshje të rëndësishme. Nëse luajmë ashtu mbase do të arrijmë fitore. Asnjëherë nuk do të bëjë presion të lojtarët se duhet të fitojmë. ,Është e rëndësishme që të kemi mënyrën tonë të lojës e jo të ndryshojmë vetëm pse kemi dy lojë të rëndësishme”, tha Challandes.

Ai theksoi se askush nuk e ka menduar se Kosova do të arrijë në dy ndeshjet përfundimtare. Andaj siç tha ai, Kosova nuk është krejtësisht e ftohtë por lojtarët janë pa presion të rezultatit.

Challandes potencoi se pas këtyre ndeshjeve, Kosova mund ta ketë ndeshjen e jetës.

“Do të kërkoj nga lojtarët qe të ndjenë kënaqësinë e lojës. Nëse e kujtojmë pjesën e kualifikimeve askush nuk e kishte menduar se do të arrin më në dy ndeshjet e fundit. Nuk them se do të jemi tërësisht të ftohtë dhe pa emocione por duhet të jemi pa presion. Gazetarët çek me kanë pyetur se a është ndeshje e jetës, andaj unë them se nuk është ndeshja e jetës por në aspektin e presionit nuk duhet ta shohim si të tillë. Ne do të luajmë në këto ndeshje, pastaj të kemi ndeshjen e jetës”, tha ai.

Challandes ka folur edhe për lëndimet e lojtarëve, ku bëri të ditur se Vedat Muriqi do të jetë i gatshëm të jetë pjesë e lojës se të enjtes.

“Sa i përket situatës që ka pasur lëndim Vedat Muriqi, ne jemi duke i përcjell zhvillimit. Vedatin ka thënë që ka pak dhimbje por deri të enjten do të jetë i gatshëm dhe jemi duke i përcjell lëndimet e tij. Ka pasur ndikim të Fenerbace, por ai ka dëshmuar me golat e lojën e tij që duhet të jetë pjesë e Fernerbaces. Ka pasur disa lëndime Herolind Shala dhe Leart Paçarada por do të shohim se cila do të jetë më e mira për të dhe ekipin. Me lojtarët e tjerë nuk ka ndonjë shqetësim deri me tani”

Kryetrajneri theksoi se nëse Kosova ka arritur të fitojë njëherë, mund ta bëjë përsëri.

“Asnjë ekip nuk e ka pasur posedimin e topit që ka pasur Kosova. 55 pasime ndaj Kosovës karshi 40 që kemi pasur ne ndaj Anglisë. Kemi qenë të befasuar nga fitorja e Çekisë por e ka merituar. Por e rëndësishme është që kemi fituar dhe nëse është e mundshme njëher mund të bëjmë përsëri”, ka thënë Challandes duke shtuar se njerëzit kanë qenë të befasuar me zgjedhjen e punës në Kosovë, pasi kanë pasur imazh të keq ndaj Kosovës, por tani janë në dijeni se pse e kam bërë këtë zgjedhje.

Dardanët sot në orën 18:00 do ta zhvillojnë stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Çekisë do të luhet me 14 nëntor, kurse me Anglinë do të luhet me 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokri” në Prishtinë.

Të ngjashme