Challandes thotë se duhet të japin maksimumin ndaj Malit të Zi, Rashica i gatshëm 100%

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 18:24 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur  konferencë për medie para ndeshjes me Malin e Zi, e vlefshme për kualifikimet Euro 2020.

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, tha se aktualisht nuk janë duke menduar për Ligën e Kombeve dhe se janë përqendruar maksimalisht në ndeshjet kualifikuese.

“Tani kemi ndeshjen me Malin e Zi dhe duhet të japim maksimumin dhe të fitojmë”, tha Challandes.

“Është mirë që luajmë në Prishtinë sepse do të na ndihmojë fakti që jemi vendës. Nuk e mohoj që na brengos renditja në tabelë”, shtoi trajneri zvicran.

“Shpresoj që gjithnjë kam bërë vendime të duhura se në fund të fundit jemi një ekip dhe dikujt i bie të luajë më shumë dikujt më pak. Por secili duhet të pres kohën e vet, por gjithmonë i marrë parasysh edhe gjendjen e lojtarëve dhe kush është në gjendje të luajë. Sa i përket lojës së fortë i kemi krahët e mirë qe janë Paçarada, Kololli dhe Vojvoda.Deri në moment të fundit nuk i shpall emrat sepse i respektoj të gjithë lojtarët sepse ata duhet të japin maksimumin dhe të kenë të gjithë të gatshëm”, tha Challandes.

“Janë bërë përgatitje dhe për penalltitë dhe kemi përcaktuar dy-tre lojtarë”, tha ai.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili ka munguar qe disa lojë shkaku i lëndimit, tha se është i gatshëm 100%.

“Unë besoj se jam gati 100% për ndeshjen e nesërme me Malin e Zi. Kam pasur kohë të rikuperohem dhe jam gati dhe shpresoj që nesër të jap më të mirën”, shtoi Rashica

Rashica e di se ndeshja do të jetë e vështirë. “Por e kemi përkrahjen e të gjithë tifozëve dhe në qoftë se i përmbahem të gjitha praktikave shpresoj se do t’i marrim 3 pikë”.

Rashica tha se humbja e Anglisë kundër Çekisë ia ka vështirësuar punët përfaqësueses së Kosovës.

“Deri tash kemi bërë një rrugëtim shumë të mirë dhe kemi marrë një përvojë shumë të mirë. Pasi Anglia ka humbur, na i ka vështirësuar punët, por shpresoj se do të përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne kemi besuar prej fillimit dhe jemi një grup shumë i mirë i lojtarëve dhe çdo gjë është e mundur sa i përkeq kualifikimit”, tha Milot Rashica.

Sa i përket pozitës, Rashica tha se preferon më shumë anën e majtë. “Por ku të vendosë trajneri do të jem i pajtimit dhe nuk do të ketë probleme”.

Challandes ndryshon mënyrën e gjuajtjes së penalltive

Gjatë konferencës për media të mbajtur sot, Bernard Challandes ka folur edhe për ekzekutuesit e penalltive dhe gjuajtjeve të lira.

“Kam ndryshuar idenë se kush do të gjuajë penalltitë dhe gjuajtjet e lira. Do t’i jap tre emra se kush do ta marrë përgjegjësinë të gjuajë penalltinë apo edhe gjuajtjen e lirë. Shumë lojtarë gjuajnë penalltinë dhe janë mjaftë të mirë, por që unë duhet të vendosi se kush do të jetë gjuajtësi i parë i penalltisë, i dyti, i treti”, ka deklaruar Challandes.

Kujtojmë që në ndeshjen ndaj Anglisë kishte një mos marrëveshje mes Valon Berishës dhe Vedat Muriqit lidhur me ekzekutimin e penalltisë, e cila në fund ishte ekzekutuar dhe shënuar nga Muriqi.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, të hënën, zhvillon kundër Malit të Zi ndeshjen kualifikuese në “Euro 2020”. Ndeshja nis nga ora 20:45 në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të ngjashme