Challandesi: Do të kemi mungesa në ndeshjet e ardhshme, të gjithë lojtarët i trajtojë njëjtë

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencë për media ka folur për problemet e shumta në përfaqësuese para ndeshjeve të tetorit. Kosova luan në Shkup më 8 tetor në gjysmëfinale të plejofit për Evropianin 2021.

Më pas në Ligën e Kombeve luan më 11 tetor në Prishtinë kundër Sllovenisë dhe 14 tetor në Athinë kundër Greqisë.

“Kemi probleme të natyrave të ndryshme. Jemi në kontakt me FIFA-n për Amir Rrahmanin. Situata duke pozitive por nuk dihet ende. Jemi duke bërë të pamundurën. Sot ose nesër mund të arrijë në Kosove nëse do të merret leja nga FIFA, pasi është FIFA që mund të vendos edhe përkundër gjendjes jo të mirë në rajonin e Napoli. Duhet te presim për Vedat Muriqin deri të martën në mëngjes. Duhet te presim se si do të jetë situata me të. Jam pesimist për Muriqin për shkak të lëndimit që ka. Do të presim se si do të jetë gjendja e tij. Idriz Voca e ka thyer hundën dhe Hekuran Kryeziu ka lënduar ligamentet. Të dy do të mungojnë. Detyra ime është të ndertojë një ekip sa më të mirë me lojtarët që kam në dispozicion”, ka thënë Challandes. “Nuk kemi lojtarë të mjaftushëm për tri ndeshje. Pas ndeshjes me Maqedoninë do të shikoj mundësinë të marrim disa lojtarë nga U-21, qoftë për stërvitje apo edhe për ndeshje”.

Challandes: Gjithë lojtarët i trajtojë njëjtë

Challandes, ka insistuar se të gjithë lojtarët i trajton njëjtë, duke aloduar për rastin e Bernard Berishës.

Ai ka treguar rastet e ngjashme që kishte pasur me Bersant Celinën e Lirim Kastratin në të kaluarën.

“Nuk dua të flas për këtë. Nuk dua polemika. Nuk i duhet kjo askujt. Asnjëherë nuk më ka pyetur ndonjëri kur kishim rezultate pozitive se pse Bernardi nuk po luan. Ju them nëse thoni se nuk është e njëjta për lojtarët tjerë, nuk është e drejtë. Bersant Celina më kishte thënë se nëse nuk luaj atëherë nuk vijë, dhe qëndroi në shtëpi. Njëjtë ka ndodhur edhe me Lirim Kastratin, ai qëndroi në klub. Kjo ësahtë mënyra ime e punës dhe ky shembull duhet të ndiqet nga të gjithë lojtarët”, ka shtuar Challandes.

Ai ka thënë se edhe nëse Vedat Muriqi nuk do të jetë në dispozicion, prapë filozofia e lojës do të mbetet e njëjtë.

Sipas tij, ai e respekton vendimin e talentit Andi Zeqiri për të vazhduar të luajë me Zvicrën.

Por Challandes ka thënë se dera e Kosovës mbetet e hapur për Zeqirin. Zeqiri ka vendosur të vazhdojë të luajë me U-21 e Zvicrës deri në fund të kampanjës për Evropian. Vendimin Zeqiri e bëri të ditur vetëm një ditë pasi babai i tij kishte deklaruar se Zeqiri është përcaktuar të luajë për Kosovën.

“Ju më njihni dhe unë ju njoh. E di se cilat do te jene dy pyetjet. Andi Zeqiri do të jetë pyetja juaj e parë. E keni parë intervistën e babait të tij. Kam qenë i lumtur. Më kane thirrur shumë gazetarë por nuk kam folur. Pas një dite Andi ka thënë se do të luajë për Zvicrën deri në fund të fazës kualifikuese. Andi do ta ketë derën e hapur te Kosova”, ka thënë Challandes në konferencë për media.

Challandes ka folur edhe për mosftesën e Bernard Berishës, pas gjestit të tij pasi shënoi golin ndaj Greqisë.

“Unë jam trajner dhe unë vendosi. Ai nuk është këtu për disa arsye. Unë e kam thënë disa herë dhe.po e përsërisë. Jemi një familje dhe nëse një djalë në shtëpi ka probleme me babain e tij ajo duhet të mbetet brenda shtëpisë e jo të dalë jashtë. E njëjta vlen edhe për Bernardin dhe për të gjithë. Nuk kam dashur ta tregoj autoritetin tim në këtë rast. Janë disa arsye që e kam marr këtë vendim. Kam biseduar për një orë me Bernardin përmes përkthyesit në Itali para ndeshjes me Moldavinë. Dera do të jetë e hapur për të dhe për të gjithë. Ai diskutim ai festim i tij për mua ka marr fund”, ka thënë Challandes.

Challandes, e ka vlerësuar lartë kundërshtarin e Kosovës të 8 tetorit Maqedoninë e Veriut. Kosova do të përballet me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të plejofit për Evropianin 2021. Në rast të fitores në finale e pret fituesin e duelit mes Gjeorgjisë e Bjellorusisë.

“Maqedonia ka ekip të mirë. I kam parë edhe dy ndeshjet e fundit, sidomos ndaj Gjeorgjisë. I kemi përgatitut disa video për t’i shikuar. Maqedonia luan si Kosova kur luan mirë dhe e mban topin. Kërkojnë të kenë posedimin e topit. Sistemi i lojës së tyre është sikurse i Kosovë. Kanë lojtarë të mirë individualisht”, ka shtuar Challandes.

Ai ka kërkuar nga të gjithë të jenë pozitivë. Kosova në ndeshjen ndaj Maqedonisë pos Milot Rashicës, pritet t’i mungojnë edhe Vedat Muriqi e me gjasë Amir Rrahmani, e po ashtu Idriz Voca e Hekuran Kryeziu.

“Ishim në një situatë të tillë edhe ndaj Çekisë në Prishtinë. Kam bërë spektakël në konferencë e ku më pas u bë video virale. Për mua është e rëndësishme që t’i motivojë lojtarët për ndeshje. Për mua është e rëndësishme energjia që do tu jap lojtarëve. Kjo ndeshje është e rëndësishme për të gjithë, për lojtarët, për ju gazetarët dhe për të gjithë popullin. Nuk kemi nevojë për polemika por për përkrahje. Nuk mund të qajë nëse nuk do ta kem Muriqin në ekip, duhet ta nxjerrim maksimumin nga lojtarët që do t’i kemi”, tha Challandes. “Nëse nuk do të jetë Rrahmani, e kemi Ibrahim Dresheviqin. Sa i përket shiritit të kapitenit nuk është problemi që e kemi dhe as që e kemi menduar. Kemi lojtarë që mund t’ua japim shiritin e kapitenit. Por unë besoj që Rrahmani do të jetë i gatshëm për ndeshje. Kemi lojtarë si Herolind Shala e Valon Berisha që e kanë bartur shiritin e kapitenit, nuk është ky problem”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme