Me Challandesin, Kosova fiton terren ndaj Zvicrës dhe Shqipërisë

Foto nga arkivi
Prishtinë | 15 Mar 2018 | 10:21 | Nga

Kombëtarja e Kosovës po ka problem në marrjen e lojtarëve të rinj që luajnë në ligat evropiane, sepse ata po ftohen edhe nga Zvicra dhe Shqipëria.

Emërimi i Bernard Challandesit në postin e përzgjedhësit të Kosovës në futboll i ka dhënë zjarr zhvillimeve të futbollit në “trekëndëshin problematik” Kosovë – Zvicër – Shqipëri, shkruan sot Koha Ditore.

Ka kohë që në mes tri vendeve ka shumë zhvillime, jo gjithnjë komode, lidhur me futbollin. Kjo vjen kryesisht për shkak të numrit të madh të lojtarëve shqiptarë që rriten në Zvicër dhe për faktin që pos Zvicrës edhe Kosova e Shqipëria vlerësojnë se kanë hise në ata lojtarë dhe llogaritin në shumë prej tyre.

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë në përbërje plot lojtarë që janë rritur e zhvilluar në klubet e Zvicrës, si pjesë e sistemit zviceran të futbollit.

Që nga ardhja e tij, Kosova ka arritur që të bind dy talentë që të luajnë për Kombëtaren A, Idriz Voca deh Edon Zhegrova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme